Promovohet libri “Një jetë të tërë për liri – Remzi Lushi”

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Xhemajl Aliu, organizatori nga Shoqata e të Burgosurve Politik në komunën e Lipjanit, ka folur për veprimtarinë e Rezi Lushit.

“Kam nderin që në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politik dhe në emirin tim personal të ju përshëndes të ju falënderoj dhe të ju uroj mirëseardhje në takimin tonë me rastin e promovimit të librit “Një jetë të tërë për liri”, i shkruar nga Ismail Bahtiri dhe botuar nga shtëpia botuese “Trendi” në Prishtinë, kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Remzi Lushi”.

“Për bindjen e tij politike dhe keqtrajtim nga regjimi serb, Remziu u detyrua të largohet nga Kosova në vitin 1991, por edhe pse larg atdheut, Remziu ishte i angazhuar në aktivitete politike deri në çlirim të vendit”, tha ai.

Kurse, Ismail Gashi, redaktor i librit, ka folur për kontributin e Remziut në çështjen kombëtare.

“Bahtiri me përkushtim ju përvesh punës për grumbullimin e dëshmive nga jeta e Remziut. Autori mori përsipër dhe mësuy hulumtimin e arkivit, konsultoi deklarata e dëshmi për Remziun. Konsultimin e filloi nga familja e bashkëveprimtaret nga vendlindja. Për gjithë veprimtarinë Remziu me shokun u arrestuan dhe u dënuan nga gjyqe komuniste serbe. Me të arrestuar deri në kryerjen e gjykimin u mbajt në burgun hetues të Prishtinës, ku përjetoi dhunë të papërballueshme. Të gjitha burgjet Remziun përjetoi tortura psikikë e fizike. Ai dallohej për rezistencë, asnjëherë nuk u lëkund për çështjen e atdheut dhe lirinë e popullit. Qëndrimet e tij i shprehte në të gjitha rrethanat e nivelet”, raporton “Ekonomia Online”.

Recensenti i librit, prof. Ramë Buja, ka folur për përmbajtjen e këtij libri.

“Ky libër është monumente modest krahasuar me jetën e vuajtjen e pashembullt për hiri të këtij burri që në përmasa mund ta quajmë. Autori është përpjekur që rrëfimin të mos e shtrij vetëm në një rrafsh, por duke zgjeruar atë. Ai ishte i angazhuar dhe i preokupuar për realizimin e lirisë”.

“Këtë libër e bënë më të realizuar pjesa e fundit ku renditën rrëfimet e shokëve të cilët na e plotësojnë më shumë mozaikun jetësor të tij. Libri është vepër që ka vepra të çmuara veprimtare, është bërë më dashuri të veçantë”.

Ibrahim Kryeziu, ish burgosur politik në burgun famëkeq të Goliotokut, ka thënë se Remziu gjithnjë ka punuar në të mirë të çështjes kombëtare.

“Remziu bënë pjesë në veprimtarët idealist i cili një jetë të tërë ka punuar për lirinë e kombit. Remziu kurdo dhe kudo veproi dhe punoi pa u lodhur në të mirën e çështjes kombëtare”. “Qëndrimi i tij i heshtur ka bërë që disa herë të dënohet në izolim. Remziu pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke lexuar libra në bibliotekë të burgut. Remziu ishte dashamir i artit muzikor, ai luante me çifteli, kështu na argëtonte neve dhe veten”.

Halide Lushi bashkëshortja e Remzi Lushit, foli në emër të familjes.

“Unë ndihem shumë e nderuar në mesin tuaj. Në mesin e të burgosurve politik, bashkëveprimtarëve të bashkëshortit tim. Unë ndjehem krenare që jam anëtare e familjes Lushi, e bashkëshorte e Remzi Lushit. Falënderoj autorin e librit që brezat e ardhshëm do ta kenë librin në dorë”.

Ismail Bahtiri, autori i librit tha se libri i shënuar nga ai u takon të gjithë atyre që e njohën Remziun.

“Prania juaj këtu me fjalët e parafolësve të mi, mua më bën të madh. Ndihem i respektuar e i nderuar. Po të shkruash për shokun tënd nuk ishte e lehtë”.

“Shokët e idealët, ata që bashkë kemi vuajtur bashkë e kemi plotësuar, kjo vepër nuk është Vetëm e imja, po edhe shokëve të idealit e familjes Lushi”.

“Unë këtë librin tim tash nuk është në pronësinë time, libri është i juaji, i lexuesve, i juaji është ta vlerësoni”.

Në fund me rastin e 5 vjetorin e vdekjes së Remzi Kushit, dhe 41 vjetorin e organizimit të demonstratave në Lipjan, Shoqata e të Burgosurve Politik, dega në Lipjan ndau mirënjohje/postmortum për Remzi Lushin.

Mirënjohja i’u dha zonjës Halide Lushi, bashkëshortes së Remzi Lushit.

Të ngjashme