Është promovuar libri “Përtej dhimbjes, drejtë guximit!”, që ka rrëfime të familjarëve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.
Ky libër është është vazhdimësi e librit, “Unë dua të dëgjohem”, por që në këtë libër, rrëfimet janë familjarë të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, e në të cilën janë 10 rrëfime.
Korab Krasniqi nga forumi “ZFD”, me program në Kosovë ka treguar sesi ka ardhur deri tek ky libër. Ai ka përmendur vështirësitë deri në realizimin e saj. Tha se ky projekt ka nisur në vitin 2020, në kohë pandemie.
“Projekti si ide ka nisur në vitin 2020. Është vazhdimësi e librit, “Unë dua të dëgjohem”, ku ka pasur për fokus traumat e dhunës seksuale gjatë luftës. I kemi 10 rrëfime, e dy të tjera të burrave që i kanë gratë të dhunuara gjatë luftës. Libri i parë është botuar në 2017, ndërsa libri i dytë vjen nga diskutimi që kemi pasur, sesi të trajtohet kjo temë. Tashmë kur e kemi pasur librin me rrëfime të mbijetuarve të dhunës seksuale, këtë herë kemi vendosur që këtë libër ta bëjmë me burrat që i kanë gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Meqenëse kemi të bëjmë me ndjeshmëri, neve na u dashtë të kemi kujdes sesi po i prezantojmë këto rrëfime. Emrat që janë në këtë libër, kemi vendosur që t’i bëjmë me iniciale, dhe të ndryshohen vendet. Në këtë libër mund të shihni nga një punim si pikturë”, tha ai.
Sebahate Pacolli-Krasniqi nga QKRMT, thotë se me këtë komunitet punojnë që 20 vite. Teksa ka folur për këtë temë, ajo ka thënë se çdo herë si organizatë kanë si fokus gratë e dhunuara gjatë luftës.
“Vet puna me ta ka qenë sfidë në vetvete. Në radhë të parë dhuna ndaj luftës, ka qenë mjetë që kanë pasur qëllim ta shkatërrojnë familjen dhe komunitetin, dhe duke iu qenë afër këtij komuniteti, kemi dokumentuar që janë shumë të rëndësishme të historisë. Shumë prej tyre kanë qenë në arkiva të shtetit. Ne i kemi parë që ajo sasi e madhe e informacionit që të ndahet edhe me audiencë, andaj kemi ardhë që ky libër t’i kemi 10 rrëfime. Ne kemi pasur në organizatë më shumë se 500 persona që rrëfejnë për dhunën gjatë luftës, shumica prej tyre janë gra”, tha ajo.
E Arbnor Morina, artist dhe bashkëpunëtor ka përmendur vështirësitë gjatë leximit të këtij libri me rrëfime.
“Si përvojë ka qenë e veçantë, ne natyrisht jemi rritur si shoqëri me shumë tragjedi, mirëpo jam tmerruar sesi tragjedia mundet me pësu në metamorfozë për shkak të një ngjarje. Kur e kam lexuar ngjarjen, nuk e dija a janë gjallë, mirëpo pas një leximi e ndërpreva sepse kisha nevojë më shumë të di për këtë ngjarje. Fillova me lexu më pastaj, që ta jepte ndjenjën se kur do ta merrte një vendim tragjik për veten. Artistët edhe më herët i kanë dokumentuar ngjarjet e luftës dhe unë e kisha fatin që arrita me punu me dy ngjarje dhe mi shndërrua në pikturë. Shumë pak jemi marrë me këtë shtresë që është lënduar më shumë në luftë, dhe ky rast ka qenë përgjegjësi shumë e madhe, dhe ishte moment i rëndësishëm që ta jap maksimumin që mos të më brej ndërgjegjja më vonë”, tha Morina.
Ndërsa gazetari, Fisnik Minci, thotë se mediet kanë qenë të kujdesshme gjatë trajtimit të kësaj teme.
“Gazetarët nuk e kanë luksin që ta presin frymëzimin si të artistit, sepse janë në garë me kohën, por po mendoj se kanë qenë të kujdesshëm, që mos të bëjnë gabime, sidomos që shkon në dëm të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës”, u shpreh Minci.