Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës ka promovuar librin “Rreshtat e bardhë”, nga një grup autorësh të verbër, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij promovimi, Pajazit Krasniqi, recensent i librit “Rreshtat e bardhë”, duke treguar edhe motivin dhe punën e bërë në këtë libër.
“Me qëllim kam vendosur titullin sepse motivi i autorëve tejkaloj çdo sfidë duke dëgjuar rrëfimet aq origjinale, prandaj recensionin e kam bërë me titullin: “Rrëfime që rrjedhin nga zemrat e bardha”, të ngjarjeve që gërshetojnë dashurinë në vetvete”, tha Krasniqi.
Vlera Pelaj, redaktore e librit, tha se ky libër shfaq në vete shpresat dhe dashurinë e tregimeve të autorëve në këtë libër.
“Në këtë libër autorët kanë shprehur ëndrrat, shpresat dashurinë dhe forcën duke i shtuar kuptim tregimeve të tija. Secili rrëfim ka motiv në vete”, tha Pelaj.
Ky libër flet për vet përvojat e autorëve dhe tregimin e ngjarjeve interesante të tyre.