Promovohet libri“Hyrje e Avancuar në Ekonomiksin Feminist”, i autores Joyce P. Jacobsen

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur tryezë diskutimi për promovimin e librit “Hyrje e Avancuar në Ekonomiksin Feminist”, i autores Joyce P. Jacobsen, i përkthyer në gjuhën shqipe.

Përkthimi i këtij libri dhe tryeza promovuese është pjesë e  marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Barazi Gjinore/ZKM dhe UP/Fakultetit Ekonomik në funksion të promovimit të barazisë gjinore dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në Kosovë. Libri përbën një kontribut të shkëlqyer në informimin e argumentuar dhe shkencor të debatit në shoqëri për rëndësinë e barazisë gjinore, si për individin dhe familjen, ashtu edhe për shoqërinë.

Libri është përkthyer nga një grup mësimdhënësish të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje të Agjencisë për Barazi Gjinore dhe National Democratic Institute (NDI)

Me këtë rast ABGJ ka dhuruar për Bibliotekën e Fakultetitit Ekonomik 120 kopje të librit ““Hyrje e Avancuar në Ekonomiksin Feminist”, i autores Joyce P. Jacobsen, i përkthyer në gjuhën shqipe, si dhe katër tituj të librave :

Gender and Development, Rae Lesser Blumberg and Samuel R. Cohn 2019 (dy kopje)

Gender and Risk-Taking: Economics, Evidence, and Ëhy the Ansëer Matters, Julie A. Nelson 2017 ( dy kopje)

A History of Feminist and Gender Economics, Giandomenica Becchio 2021

Gender, Development and Globalization: Economics as if All People Mattered,  Lourdes Beneria, Günseli Berik, Maria Floro

Të ngjashme