Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është bërë promovimi i monografisë “Varreza Tumulare e Dollcit”, të autorëve Premtim Alaj, Sedat Baraliu dhe Bardhyl Rexhepi, raporton Ekonomia Online. Sipas të pranishmëve ky libër sjell në dritë historinë e periudhës së Dardanëve në rajonin e Dollcit, Komuna e Klinës, duke thelluar njohuritë mbi trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike të Kosovës, veçanërisht duke hulumtuar traditën e nekropoleve të lashtësisë.
Në promovimin që u organizua nga Instituti Arkeologjik i Kosovës morën pjesë njohës të trashëgimisë kulturore, arkeologë dhe studiues. Këshilltarja e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arabi-Krasniqi, përmendi përkushtimin e MKRS-së për të mbështetur arkeologjinë e vendit.
Sipas saj, zbulimet e arkeologjike kohët e janë rezultat i një pune të palodhshme të profesionistëve.
“Arkeologjia si një nga shtyllat kryesore të trashëgimisë sonë kulturore. Për herë të parë kemi filluar me punën e shpronësimit, kanë filluar në lokalitet arkeologjike. Jemi dëshmitarë të zbulimeve të reja të cilat prezantojnë artin”.
“Plani për menaxhimin e lokalitet është miratuar. Gjatë këtij viti jemi duke lokalizuar vende të ndryshme në disa prej tyre kalaja e Marecit, Keçekollës etj. Krahas punës në terren rëndësi të madhe ka dhe publikimi i rezultateve”, ka thënë Krasniqi.
Arkeologu Michael L. Galaty, tha se bashkë me studentët e tij ka ardhur në Kosovë për të studiuar lashtësinë e vendbanimeve kosovare.
Sipas tij, ky libër është shumë i rëndësishëm për të ruajtur kulturën dhe të kaluarën.
“Keni një kulturë të mirë dhe kam kënaqësinë që jam ardhur bashkë me studentët tanë dhe falënderoj për pritjet tuaj. Kjo është një libër i rëndësishëm shumë projekte arkeologjike në Kosovë, mendoj që Kosova duhet të jetë krenar për Institutin e Arkeologjisë sepse ka punuar shumë fort për të ruajtur kulturën dhe të kaluarën. Pas dita viteve që janë bërë studimet duhet të punosh shpesh sepse ka ndërtime dhe kjo është e vështirë për tu bërë. Kjo është arsye ose ky libër është i rëndësishëm është bërë shpejt, por profesionalisht”.
Njëri nga autorët e librit, Premtim Alaj ka theksuar se në kohën kur filluan hulumtimi ka qenë vit pandemik dhe kanë hasur në shumë vështirësi, raporton EO.
“Publiku ta vlerësoj punën tonë, në kohën kur ne fillojmë me hulumtimin në vitin 2021, ne u infektuam me Covid në atë kohë sa punonim. Duke qenë vit pandemi patëm telashe edhe me ekip, por ne arritëm që hulumtimet të vazhdojnë për dy muaj dhe dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit. Terreni i Dollcit është terren shumë i vështirë, pas gërmimit jemi marr edhe me studimin e materialit. Ne bëmë prezantimin e parë rezultatet e materialit dhe publikim e plotë të tyre”, ka thënë Alaj.