Posta e Kosovës sot organizon promovimin e pullës postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”.
Në këtë promovim do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Në njoftimin e qeverisë thuhet së Kryeministri Isa Mustafa, në kuadër të aktiviteteve për Vitin e Nënës Terezë, i shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, merr pjesë në ceremoninë e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë.