Pronarët e mobishopit “Toni” arrestohen për fajde

| 10 Shk 2023 | 17:42 | Nga

Një hetim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj i nisur që një kohë ka rezultuar me identifikimin e dy personave që dyshohen të ketë kena veprën penale “Fajde”, të cilët kanë qenë objekt i hetimit që ka përfshirë masa të fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Gjykata. Të arrestuarit janë dy vëllezër, pronarë të një lokali në Ferizaj.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë të ditur se pas hetimeve të zhvilluara për këtë rast, sot u zhvillua aksion, me ç’rast janë kryer arrestuar të dyshuarit Faton dhe Agron Gashi.

Vëllzërit Gashi, pronarë të mobishopit “Toni” në Ferizaj, kanë rënë sot në prangat e Policisë, nën dyshimin se i kanë dhënë para me fajde, një 53-vjeçari, para një muaji në Ferizaj.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit ia kanë dhënë viktimës një shumë prej 20 mijë euro, për ta detyruar që t’ua kthejë 73 mijë euro. Vëllezërit Gashi dyshohet se lidhën marrëveshje me viktimën në formë të shkruar dhe arritën t’ia marrin hiç më pak se 60 mijë euro.

Pasi pagoi këtë shumë të majme parash, viktima vendosi ta denoncojë rastin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.

Denoncimi i tij vuri në lëvizje organet e rendit, me ç’rast nisën hetimet intensive, që rezultuan me grumbullimin e informacioneve përmes zbatimit të masave të fshehta të vëshgimit dhe mbledhjes së provave të nevojshme.

Dy të dyshuarit ranë sot në prangat e Policisë dhe u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, teksa brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme