Pronari i lokalit kanos policen në detyrë zyrtare, arrestohet

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Pronari i një lokali në Prishtinë në gjendje të dehur ka kanosur një zyrtare policore.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:  

Prishtinë 02.02.2021 – 23:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një lokali privat, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtaren policore femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme