Pronari i ri gjen një kallash në shtëpinë e blerë në Ferizaj

retro sofa in the living room of an old house
Prishtinë | 15 Nën 2025 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka raportuar në Polici, se pasi kishte blerë një shtëpi në Ferizaj, nën divan kishte gjetur një armë automatike AK-47.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pleshinë të premten e 14 nëntorit.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën, për të cilin rast është informuar edhe prokurori.

“Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke kryer punime në shtëpinë e tij të pa banuar që e kishte blerë më herët nën një divan kishte gjetur një armë automatike AK-47 pa karikatorë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të ngjashme