Pronari i “Sharr Travel” thotë se çmimet në Shqipëri janë të përballueshme

Ruzhdi Kurtishaj
Prishtinë | 26 Kor 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve të Kosovës. Ai shtoi se edhe numri i turistëve nga Shqipëria që vijnë në Kosovë është rritur shumë vitet e fundit.

Ai ka thënë çmimet në bregdetin shqiptar janë të përballueshme për turistët që vijnë nga Kosova dhe se disa fatura që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale nuk tregojnë realitetin.

“Nuk duhet marrë për bazë rasti i ndonjë fature ose kuponi që është lëshuar në ndonjë bar atje. E kemi parë në rrjete sociale që edhe në Prishtinë ka pasur fatura nëpër restorante ku një makiato ka kushtuar 2 euro e gjysmë. Por a është e vërtetë se në të gjithë Prishtinën janë këto çmime? Jo aspak”, thotë ai.

Ai shtoi se ka disa pika turistike të Shqipërisë ku shumica janë shqiptarë të Kosovës.

“60 apo 70 % të pushuesve në Shëngjin janë nga Kosova”, shtoi ai.

Të ngjashme