Propaganda e ulët e një ministri të çuditshëm

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 20:01 | Nga Shenoll Muharremi

Këto ditë një ministër qeverie u kishte listuar një propagandë pa shije qytetarëve më të varfër të Europës. “Inflacioni ka rënë në 2.4%… shifni vendet tjera sa ma keq janë”. Kaq kishte folur. Të krijohet përshtypja që ai e uli inflacionin apo ku me ditë se çfarë ka bërë.

Vetëm shkoni vitin e kaluar kur inflacioni ishte deri 14% dhe gjeni si e gjithë qeveria e ka futur kokën nën dhe dhe as që u lajmërojke e gjallë. Ti shofim pak faktet më mirë sesa propagandën:

  1. Inflacioni është regjistruar 2.4% në korrik 2023 vetëm për shkak se çmimet e karburanteve globalisht ishin ulur disa muaj. Kjo nuk është gjendje reale, është mashtrim statistikor. Asnjë meritë të vetme nuk e ka ministri e as qeveria. Kjo nuk është aspak e qëndrueshme, për shkak çmimet e karburanteve janë rritur në gusht si e dini, 1.5 euro litra.. dhe kjo do të reflektohet muajt e ardhshëm;
  2. Ministri nuk kallxoi qëllimisht që ne kemi pasur një inflacion të thellë gjatë korrikut në gjërat kryesore që konsumojmë. Ai aspak nuk e përmendi këtë fakt me rëndësi për qytetarët dhe familjet. Inflaconi ishte në qiell gjatë korrikut si në vijim: Perimet +22,5%, Prodhimet ushqimore +10,1 %, Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat +9,6 %, Pemët +8,6%. Këto janë çfarë ju intereson qytetatëve dhe ja ku janë informatat nga agjenci e shtetit. Nuk i përmendi ky ministër se ai dëshiron të ju manipulojë;
  3. Një propagandë shumë e ulët: Këto çmimet të muajit korrik janë të krahasuara me muajin korrik të vitit 2022. Vlera e inflacionit në korrik të vitit 2022 ishte shumë të lartë, 14.2% (kulmi!). Dmth ky inflacion këtë muaj krahasohet më një inflacion maksimal të korrikut të vitit 2022. E kush ka dëshirë le t’i shikojë çmimet e korrikut 2021 me korrikut 2023 për me kuptu për çfarë inflacioni bëhet fjalë sot.

Kështu që, kjo propagandë shumë e ulët është dashakeqëse dhe nuk demostron që qeveria dhe ministri kanë për qëllim të ulin inflacionin apo ndihmojnë qytetarët e bizneset. Ata do i keqpërdorin statistikat.. do ju tregojnë vetëm një anë të medaljes për të manipuluar. Kjo është tepët e ulët nga një njeri që pret me ta organizu shtetin dhe ekonominë.

Të ngjashme