Në gjysmëmaratonën “Prishtina 2018” ndodhi një e papritur.
Një djalë i propozoi fejesë të dashurës së tij, afër sheshit “Skënderbeu”, raporton Ekonomia Online.
Përderisa garuesja po e përmbyllte garën në 5 kilometra, i dashuri i saj ishte duke e pritur te caku me një unazë në dorë për t’i propozuar asaj fejesë.
Djaloshi u ul një gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij. Vajza e emocionuar e pranoi propozimin.