Propozim për ‘Rrugën e Kombit’: Taksa 3 euro për këta persona

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 17:37 | Nga

Nga 10 euro që do të jetë tarifa e zakonshme për të kaluar në rrugën e Kombit, qeveria synon ta ulë në 3 euro për banorët e Kukësit.

Lajmi u raportua në Tv Klan që citon burime konfidenciale nga negociatat që po bëhen mes qeverisë dhe kompanisë së konçensionarit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Gjithsesi ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje, pasi Rama premtoi se do të negociojë jo vetëm me konçensionarin, por edhe me banorët e Kukësit para se të marrë një vendim për tarifën që duhet paguar në sportele.

Disa javë më parë, trau u vendos pa paralajmërim në Rrugën e Kombit, një vendim që shkaktoi irritimin e banorëve, protestën e 31 marsit dhe djegien e ambjenteve të pagesës.

Të ngjashme