Prorektori i Universitetit të Prizrenit (UPZ), Kadri Kryeziu i shoqëruar nga profesori i gjuhës angleze, Sejdi Sejdiu, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Austri.
Sipas një komunikate për medie nga UPZ, kjo vizitë po realizohet në kuadër të projektit HERAS, derisa ka për qëllim marrjen e përvojave nga Universiteti i Salzburgut në fushën e efikasitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në hartimin e projekteve për mobilitetin e stafit akademik, administrative dhe studentëve, transmeton Ekonomia Online.
Pjesë e delegacionit janë edhe Rektori i UKZ-së, Bajram Kosumit dhe mësimdhënës të tjerë nga ky fakultet.
Po ashtu edhe Sabiha Shala, Prorektore për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore në UHZ dhe Gjylbehare Murati U.d Dekane e Fakultetit Juridik janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë.