Prostituta braktis “zanatin” pasi përdhunohet nga shqiptari dhe dy “pleq”

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 10:43 | Nga

Ajo i kishte denoncuar në fund të majit të vitit 2007, duke thënë se është mbajtur e burgosur për dy ditë, gjatë së cilave është dhunuar dhe është detyruat të pinte pije, brenda së cilave ishte hedhur drogë.

Tre të akuzuarit, mes tyre dhe një shqiptar, përfunduan në gjyq në vitin 2011, por u shpallën të pafajshëm për këto akuza. Por, tani, gjykata e Apelit në Milano të Italisë, rreth 10 vite më pas nga ai episod, i ka dënuar ata me 7 vite burgim secilin dhe për dhunë seksuale në grup dhe rrëmbim personi, raportojnë mediat lokale.

Ata janë: 61-vjeçari italian nga Varëse, asokohe bashkëpronar i një lokali, Alfredo Avossa, 74-vjeçar po nga Varëse, Adriano Potini dhe 39-vjeçari shqiptar Aleks Dokaj, i cili punonte si badigard në lokalin e Avossa-s. Të pandehurit kanë apeluar vendimin.

E reja, një prostitutë rumune, kishte ardhur në Itali pak javë para episodit. Asokohe, ajo ka denoncuar se është marrë me forcë nga rruga në Appiano Gentile ku punonte dhe është çuar në një apartament në Varëse. Aty ishin edhe tre personat e sipërpërmendur, që sipas rumunes, e kanë mbajtur të izoluar për dy ditë.

Raportohet se pas denoncimit, që ka çuar në arrestimin e tre të pandehurve, vajza është kthyer në Rumani, duke braktisur profesionin e prostitutës.

Më pas, autoritet italiane nuk kanë arritur të gjejnë vajzën prej muajsh, ndërsa tre të akuzuar hetoheshin dhe gjykoheshin në gjendje të lirë.

Dëshminë e vajzës, gjyqtarët italianë e kanë marrë përmes një lidhje me video me gjykatën e Apelit në Bukuresht, që ka gjurmuar të renë me ndërmjetësimin e konsullatës rumune.

Në tre orë dëshmi, ajo tha atë që kishte deklaruar më parë para efektivëve të policisë italiane.

Megjithatë, gjyqtarët gjetën kontradikta në deklaratat e vajzës, të tilla sa për të mos dhënë një dënim “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.

Pesë vite pas atij vendimi, gjykatësit e gjykatës së Apelit të Milanos, duke mbështetur rekursin e prezantuar nga prokurori i Komosë, kanë gjetur në dëshmi një qëndrueshmëri të fortë, konvergjente me deklaratat e një dëshmitari.

Tre të dënuarit kanë mbrojtur argumentin se vajza kishte dhënë konsensusin e saj për ç’ka ndodhur dhe tani, kanë apeluar çështjen në Gjykatën e Lartë, duke shpresuar për të njëjtin vendim si të gjykatës së Komosë, që i ka shpallur të pafajshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme