Protagonist brenda skenarit të Kurtit

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 12:25 | Nga Dardan Molliqaj

Opozita nuk është duke e kuptuar që të gjithë ekzistencën e saj është duke e zhvilluar në narracionin e Kurtit. Të tillë, çdo arritje në sytë e tyre është jo pse ata vepruan apo punuan, por se Kurti po ua dhuron, sepse i përshtatet atij.

PDK e kapi bajrakun dhe Memli po përpiqet të tregohet modest, se nuk e ka për protagnizëm. Memli me të vertetë e konsideron fitore të tij marrëveshjen me Kurtin për zgjedhje dhe vetën protagonist në këtë skene. E vërteta është paksa e hidhur për Memlin dhe PDK-në, për keqardhje kur e sheh opozitën dhe e rrezikshme për Kosovën.

Protagonist përbrenda opozitës ndoshta edhe mund të bëhesh Memli, ti dhe PDK-ja, por vetëm përbrenda skenarit të cilin Kurti e ka shkruar për ju.

Në raport me pushtetin autoritar çështja nuk është a po të le hapësirë për të shprehur vullnetin, por a po të lejon vullnet të lirë në përgjithësi.

Të ngjashme