Protesta e migrantëve në Greqi, policia hedh gaz lotsjellës

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Greqisë, gjatë ditës së sotme ka hedhur gas lotsjellës ndaj një proteste të migrantëve në ishullin Lesbos, të cilët janë të zemëruar për shkak se një zjarr ua kishte shkatërruar kampin e tyre të qëndrimit

Më shumë se 12 mijë njerëz shumica nga Afrika dhe Afganistani kanë fjetur jashtë në rrugë pas shkatërrimit të kampit Morica.

Disa banorë kishin COVID-19, kjo ka shtuar frikën se mund të përhapet më shumë ky virus atje. Gjatë kësaj proteste, nën diell të nxehtë qindra migrantë brohorisnin “Liri” dhe “Pa Kamp”.

Policia hodhi gaz lotsjellës kur disa nga protestuesit u përpoqën të marshonin poshtë një rruge që të çonte në portin e ishullit Mytilene, ku policia ka ndaluar ngritjen e disa kampeve të përkohshme për migrantët.

Protesta vjen pas katër ditëve kur kampo Morica ishte shkatërruar nga një zjarr, shkruan Reuters.

Të ngjashme