Ndryshon orari i nisjes së seancës plenare të ditës së hënë për shkak të protestës së opozitës.
Ndryshon orari i nisjes së seancës plenare të ditës së hënë për shkak të protestës së opozitës. Seanca ishte planifikuar që të niste në orën 18:00, por për shkak të protestës së opozitës në 20:00 po të ditës së hënë, është vendosur që Kuvendi të nisë një orë përpara, pra në 17:00, transmeton Shqiptarja.
Në seancën e së hënës pritet që të miratohet komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta. Ndërkohë që opozita do të zhvillojë protestën e 10-të kombëtare para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.