Ekonomia Online
FUNDIT

Rama flet për Reuters, thotë se nuk do të japë dorëheqje

Rama flet për Reuters, thotë se nuk do të japë dorëheqje

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të përshkallëzuara që kanë hyrë në ditën e tretë dhe që janë shoqëruar me përplasje të dhunshme në kryeqytet. Në një përgjigje me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të lejojë që dhuna të rrezikojë synimin e […]

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të përshkallëzuara që kanë hyrë në ditën e tretë dhe që janë shoqëruar me përplasje të dhunshme në kryeqytet.

Në një përgjigje me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të lejojë që dhuna të rrezikojë synimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Protestat janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, me mijëra studentë dhe qytetarë që kanë dalë në rrugët e Tiranës.

Gjatë tubimit të së mërkurës, situata degradoi në përplasje me Policinë, ndërsa u raportuan zjarre në godinat qeveritare.

Të ngjashme