Protesta e Policisë është e hidhur

Prishtinë | 01 Nën 2023 | 12:53 | Nga Shenoll Muharremi

Vuçiq dhe të gjithë ata që janë armiqësor kundër sovranitetit dhe integritetit territorial po gëzohet sot. Ata munden edhe me ndërmarrë ndonjë sulm tjetër në Kosovë në këtë moment, se nuk ka kush e mbronë vendin. Nuk luhet me siguri kombëtare, o njerëz.

Në kohën kur siguria kombëtare po rrezikohet, me protesu njësitet elitare është gabim. A janë konzumuar ende të gjitha mjetet e dialogue social dhe institucional? Shpresoj që ata nuk janë të ndikuar e politizuar nga politika. Gjithçka duket të jetë e politizuar në këtë vend. Nuk kursehet askush dhe asgje për të arritur qëllime politike. Kapaciteti i disa grupeve për sabotim është maksimal në mendësinë e disa grupeve kosovare.

Kur i shof opozitën duke nxituar me i përkahë protesta të ndryshme, ata këtë e bëjnë më së shumti për vehtën e tyre e jo për protestuesit. Me përfitu ndonjë poen politik.

Qëllimi ndoshta i disave është me e goditë sa më shumë qeverinë e Albin Kurtin. Nuk zgjedhen mjete dhe mënyra. As njerëzit nuk zgjidhen. Ata edhe mund të sakrifikohen në raste specifike. Sa më e thellë tragjedia më mirë për një pjesë të politikës.

Kosova nuk ka buxhet të pakufizuar. Nuk munden pagat të rriten sa herë kemi nevojë dhe dëshirë ne. Të gjithë kemi nevojë për më shumë paga dhe mjete financiare në këtë krizë të thellë financiare të inflacionit. Por rritja e pagave duhet të bëhet me njëfar marifeti dhe stili dhe mos të rëndojë konrnizën financiare. Për me u rritë pagat, ne duhet fillimisht me e rritë ekonominë, por për ekonomi nuk kërkon e punon askush me u rritë.

Të ngjashme