Radhë të gjata të veturave të cilat kanë pritur në pikëkalimin kufitar në Morinë kanë protestuar me bori për shkak të pritjeve të gjata.
Siç bëhet e ditur nga mediat në Shqipëri, këto pritje janë si pasojë e kontrolleve anti-Covid.
Në një video e cila është publikuar sonte, shihen radhë të gjata të veturave të cilat po presin për ta kaluar kufirin, ndërkaq dëgjohet zhurmë e madhe e krijuar nga boritë e veturave.
Për shkak të rritjes së numrit të të vdekurve dhe rritjen e rasteve me COVID-19, Kosova ka vendosur disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndër të tjera është shkurtuar orari i lëvizjes, gjithashtu janë shtrënguar kontrollet në kufi.