Protesta në Durrës, 5 policë të lënduar dhe mbi 10 persona të shoqëruar

Prishtinë | 15 Tet 2026 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Protesta studentore në Durrës vijon, ndërsa deri më tani raportohet se janë shoqëruar mbi 10 persona.

Sipas raportimeve, nga përplasjet gjatë protestës kanë mbetur të lënduar 5 efektivë policie, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, policia ka ngritur barrikada rreth 50 metra larg godinës së saj, pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe pllaka trotuari në drejtim të efektivëve.

Të ngjashme