Kina ka dënuar protestat anti-qeveritare në Hong Kong si “incidente të tmerrshme” që kanë shkaktuar “dëmtime serioze në sundimin e ligjit”.
“Ne shpresojmë që njerëzit do të qëndrojnë të vendosur në mbrojtjen e sundimit të ligjit,” tha një zëdhënës i zyrës së çështjeve të Hong Kongut dhe Makaos [HKMAO].
Këto deklarata shënojnë një ndërhyrje të rrallë nga zyra e politikës kryesore të Kinës në Hong Kong.
Në Hong Kong ka pasur tetë javë të njëpasnjëshme protesta anti-qeveritare.
Gjatë fundjavës pati përplasje të dhunshme, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome mbi protestuesit. Disa prej tyre edhe ngritën barrikada në disa vende të ndryshme në qytet.