Policia në Mal të Zi është përplasur me dhjetëra besimtarë të Kishës Ortodokse serbe në Nikshiq, të cilët po protestonin rreth ndalimit në polici të një peshkopi dhe disa priftërinjve, të akuzuar për shkeljen e dispozitave të lidhura me parandalimin e pandemisë.
Policia përdori lotsjellësin për t’i shpërndarë protestuesit, që kërkonin lirimin e peshkopit Joanikije dhe shtatë priftërinjve. Ata ishin marrë në pyetje në stacionin policor të marten, pas një ceremonie fetare të mbajtur me gjithë ndalesën për tubime publike, e vënë në mars shkaku i pandemisë.
Disa protestues u arrestuan, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve.
Protestat në Nikshiq vijnë pas tensioneve disamuajshe midis Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, rreth një ligji të miratuar në dhjetor që ia lejon shtetit konfiskimin e një pjese të pronës së kishës.