Protesta në Mal të Zi kundër ndryshimit të Ligjit për Liritë Fetare

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Mbështetës të opozitës në Mal të Zi u mblodhën të hënën para ndërtesës së Kuvendit në Podgoricë, për të protestuar kundër ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për Liritë Fetare.

Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe.

Protesta që nisi në orën 12:00, nuk u raportua në polici dhe, për momentin, nuk ka organizatorë.

Pjesëmarrësit me flamujt e Malit të Zi në duar, u tubuan nga disa qytete.

“Nuk e japim shtetin”, “Çetnikë”, “Kjo nuk është Serbi” janë disa nga parullat që thirren.

Nga protestuesit dëgjohen po ashtu sharje në drejtim të shumicës së re parlamenatre dhe zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, partia e të cilit ka thënë se do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare.

Në një moment, anëtarë të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në opozitë, dhe ish-kryeministri Dushko Markoviq kanë dalë para ndërtesës së Kuvendit dhe janë përshëndetur nga të tubuarit.

Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut i Kuvendit të Malit të Zi pritet të mbajë një seancë, në të cilën do të diskutohen ndryshimet e ligjit dhe ato ndryshime më pas do të dalin në Kuvend.

Protesta para Kuvendit të Malit të Zi

Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Markoviq, në fund të vitit 2019.

Me këtë ligj, objektet dhe tokat fetare që kanë qenë të shtetit deri në vitin 1918, do t’i kalojnë shtetit nëse nuk ka prova se ato janë fetare.

Që nga miratimi i këtij ligji, Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita e atëhershme kanë organizuar protesta, të cilat kanë rezultuar edhe me ndryshim të Qeverisë malazeze.

Kisha thotë se me këtë ligj, shteti dëshiron t’ia marrë pronën

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme