Pas protestës së djeshme në selinë e PD-së, policia ka proceduar penalisht Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.
Bardhi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive, ndërsa Noka për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.
G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.
F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.