Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve (BSPK) ka vendosur të protestojë të mërkurën (nesër) në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës, shkruan gazeta “Zëri”.
Kryesindikalisti i Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë për “Zërin” se në protestën e së mërkurës do të dalin me disa kërkesa për institucionet kompetente në vend. “Do të jetë protestë simbolike, ku do të dalin federatat me aktivistët sindikalë. Kërkesat tona janë: kushtet sociale, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, paga minimale, siguria në punë dhe shëndeti e skemat pensionale”, ka thënë ai.
Më 1 maj do të protestojnë edhe punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK).