Protestat në Serbi: 118 policë u plagosën, 153 persona u ndoqën penalisht

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i policisë serbe Vladimir Rebiq sot ka njoftuar se gjatë protestave dyditore që shpërthyen në Beograd kundër masave për shtetrrethim nga presidenti Aleksandar Vuçiq, 118 oficerë policie u plagosën.

Ai tha se të gjithë atyre u dha ndihmë në institucionet shëndetësore në disa qytete në Serbi dhe se 153 persona u ndoqën penalisht mbrëmë.

“Qytetarët dëshmuan një shkallë të jashtëzakonshme të dhunës mbrëmë, jo vetëm në Beograd, por edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevac”, shkruan Tanjug.

“Një dhunë e tillë është e papranueshme dhe policia do të marrë të gjitha masat për të ndaluar dhunën në rrugë dhe rebelët do të sillen para drejtësisë”.

Të ngjashme