Protestat në Tajlandë: Aktivistët sfidojnë monarkinë duke vendosur “Pllakën e Popullit”

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit anti-qeveritarë në Tajlandë, sot kanë shfaqur një pllakë e cila konsiderohet të jetë e popullit, ata në të kanë shkruar “Tajlanda i takon popullit”, duke kundërshtuar kështu rregullat e monarkisë, dhe sistemin politik atje.

Pllaka ku shkruhet kjo deklaratë është vendosur afër sheshit më të madh të kryeqytetit Bangkok.

Studentët tajlandez po u prijnë këtyre protestave të cilat janë më të mëdhatë të organizuara ndër vite me qindra pjesëtarë të sigurisë që po monitorojnë mbarëvajtjen e tyre.

Protestat përgjatë kësaj fundjave ishin më të mëdhatë të organizuara ndër vite, me qindra pjesëtarë të sigurisë që kanë monitoruar mbarëvajtjen e tyre.

Sipas autoriteteve vetëm gjatë të shtunës 18 mijë protestues kanë marrë pjesë në demonstratë, dhe shumë prej tyre qëndruan për ta vazhduar protestën edhe gjatë të dielës, shkruan BBC.

Pasi ata po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit të vendit Prayuth Chan-ocha

Të ngjashme