Protestat nëpër qytetet ruse kundër luftës, të pasqyruara përmes fotografive

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Mijëra rusë dolën në rrugë në qytete të ndryshme anembanë Rusisë për të dënuar sulmin ndaj Ukrainës.

Fotot treguan protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha të Rusisë, duke marshuar nëpër rrugë, derisa mbanin pankarta që shkruanin “Jo luftë”.

U raportua se protesta kishte deri në rajonin jugor rus të Siberisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, protestuesit u ndeshën me prani të madhe të policisë dhe më shumë se 1 mijë e 800 njerëz u rrethuan dhe u arrestuan.

Disa pamje nga protestat:

Të ngjashme