Protestuesit mbeten në rrugët e Sudanit edhe pasi forcat e armatosura të vendit nisën një grusht-shteti ushtarak.
Duke brohoritur dhe valëvitur flamuj, ata kanë bllokuar rrugët në kryeqytetin Khartoum dhe në mbarë vendin pas marrjes së kontrollit, njofton Klan Kosova.
Të hënën, udhëheqësi i grusht-shtetit, gjenerali Abdel Fattah Burhan arrestoi liderët politikë dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme.
Ushtarët kanë shtënë mbi turmat dhe thuhet se vranë 10 persona.
Sipas Reuters, gjenerali Burhan ka thënë se grusht-shteti i së hënës justifikohet për të shmangur “luftën civile” dhe se kryeministri i arrestuar do të kthehet në shtëpinë e tij të martën. Më herët, ai gjithashtu është munduar të justifikonte marrjen e pushtetit, duke fajësuar fajësuar përleshjet e brendshme politike.
Grusht-shteti pati dënim global. Diplomatët ka thënë për AFP se Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të takohet për të diskutuar krizën.
Aeroporti i qytetit është mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare janë suspenduar. Interneti dhe shumica e linjave telefonike po ashtu kanë rënë.