Në komunën e Kamenicës ka filluar protesta kundër reformës në arsim, ku shumë qytetarë dhe nxënës e të rinj janë bashkuar protestës, shkruan Gazeta Metro.
Banorët dhe nxënësit e këtij qyteti, janë mbledhur para objektit të komunës së Kamenicës për të protestuar pasi po kundërshtojnë reformën në arsim.
Ata janë mbledhur për të kundërshtuar planet e kryetarit të komunës, Qëndron Kastrati dhe i kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të komunës pasi po i bën dëm të rinjve me mbylljen e shkollave dhe veprimet e tjera komunale që po ndërmerr.
Banorët vlerësojnë se reforma parasheh mbylljen e një pjese të shkollave dhe transferimin e nxënësve në shkolla tjera.
Nga kjo reformë shumë profesor e arsimtar kanë mbetur pa punë, po ashtu janë mbyllur shkollat dhe familjet po e kanë të pamundur monitorimin e fëmijëve të tyre duke i dërguar nxënësit në shkollat e qytetit nga fshatrat ku ata jetojnë.
Në protestë janë vërejtur pankarta si ‘Stop mbylljes së shkollave’, ‘Reforma po nxitë shpërngulje’, ‘Duam shkolla në vendlindjen time’.