Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës më 5 prill në Prishtinë

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Grupi “Asnjë cent ma shumë” paralajmëroi se do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të shtunën më 5 prill në Prishtinë. Protestë do të nisë nga ora 15:00 në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se protestohet kundër rritjes së tarifave për 15 për qind, kundër varfërisë energjetike, për zë qytetar dhe transparencë, si dhe për tarifa të drejta dhe jetë me dinjitet.

Të ngjashme