Protestë në Graçanicë, Policia njofton për mbylljen e një rruge

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të protestës që do të mbahet në Graçanicë, një rrugë do të jetë e mbyllur.

Në njoftim thuhet se rruga do të jetë e mbyllur deri në përfundimin e protestës.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme