Protestë në Hong Kong edhe në natën e Krishtlindjeve

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë mijëra protestues që ishin mbledhur për të protestuar kundër qeverisë në natën e Krishtlindjeve.

Protestuesit e ndodhur brenda qendrave tregtare hodhën çadra dhe objekte të tjera në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me rrahje të disa protestuesve. Një polic madje ua drejtoi armën protestuesve, por nuk e qëlloi askënd.

Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit që i kishin bllokuar rrugët kryesore dhe qarkullimin e veturave pranë qendrave tregtare.

Shumë familje me fëmijë ishin mbledhur në zonën e njëjtë për t’i parë dritat dhe dekorimet në qytet dhe shumë policë bënin roje për të ofruar siguri.

Organizatorët e protestave që filluan para shtatë muajve kanë dorëzuar kërkesë te autoritetet për një protestë të re në natën e vitit të ri.

Policia e Hong Kongut i ka arrestuar më shumë se gjashtë mijë persona që nga fillimi i protestave në qershor të këtij viti, shkruan “The Guardian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme