Protestë në Tel Aviv, izraelitët thonë se Netanyahu nuk e menaxhoi ekonominë

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Mijëra izraelitë protestuan në shtunën në mbrëmje në qendër të Tel Aviv, kjo pasi llogaritet se kryeministri i atjeshëm, Benjamin Netanyahu, ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë gjatë pandemisë Covid-19.

Shumë njerëz kanë mbajtur maska por nuk respektuan distancën në mes tyre.

Disa izraelitë mendojnë se qeveria nuk ka bërë sa duhet për të kompensuar qindra mijëra punëtorë që humbën punën si rezultat i kufizimeve dhe mbylljeve. Papunësia është rritur mbi 20 përqind.

Shumë izraelitë nuk janë rikthyer në punë dhe një valë e re e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar disa kufizime.

Qeveria ka njoftuar se do të kompensohen ata që nuk kanë punuar gjatë pandemisë, por qytetarët thonë se ata ende nuk kanë parë ndonjë nga fondet e premtuara./KK

Të ngjashme