Aktivisti i shoqërisë civile, Leonard Dedej, ka dalë para Ambasadës së Francës në Tiranë, ku ka bërë një gjest në mbështetje të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkelur me këmbë flamurin serb ndërkohë që në duar mban një flamur ku shkruhet “Je suis Haradinaj” (Unë jam Haradinaj), raporton Gazeta Express.
Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj në Francë shkaktoi shumë reagime dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.