Banorët e rrugës “Afrim Zhitia” në Lipjan janë mbledhur sot para njësisë së KEDS-it në këtë komunë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me rrymën e dobët me të cilën po ballafaqohen tash e disa vjet.
Ata thonë se janë më shumë se 100 shtëpi që vazhdimisht kanë problemin e njëjtë dhe se KEDS-i nuk po u përgjigjet për t’u bërë zgjidhje edhe pse disa herë kanë kërkuar llogari.
Kjo gjendje sipas banorëve po u kushton edhe me para pasi është dashur të blejnë aparate për përforcimin e energjisë elektrike dhe shumë nga pajisjet shtëpiake u janë prishur shkaku i rrymës së dobët.
Për këtë ata kanë premtuar se nuk do të ndalen me kaq pasi janë pagues të rregullt të energjisë elektrike dhe kërkesat e tyre janë brenda kompetencave të KEDS-it, njofton Klan Kosova.