Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta dënuar me vetëm tre vjet e gjysmë burgim 20-vjeçarin, i cili goditi për vdekje me veturë dy gra të reja në “Rrugën B” të Prishtinë, ka shkaktuar pakënaqësi te familjarët, qytetarët dhe shoqëria civile.
Për këtë vendim, shoqëria civile ka paralajmëruar protestë për të mërkurën në ora 12:00, te Pallati i Drejtësisë.
Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të riun me vetëm tre vjet e gjashtë muaj burgim, megjithëse dy gra vdiqën në këtë aksident.
Ai u dënua për “rrezikim të sigurisë në trafik”. Madje u la i lirë të mbrohet në liri.