Protesto për vete!

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 20:33 | Nga Kimete Berisha

Sepse Gjykata Speciale është një-etnike.
Sepse fajtori paragjykohet në baza raciste.
Sepse ‘fajtori’ është shqiptar.
Sepse Gjykata është depo e fakteve të fabrikuara të Serbisë.

Protesto.
Sepse për asnjë masakër të shqiptarëve Serbia nuk dha përgjegjësi!

Sepse askush nuk kërkon Drejtësi për viktimat shqiptare të shtetit serb!

Sepse u harruan krimet shtetërore serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës!

E politika e Kosovës që i përdorë varrezat e dëshmorëve për vota, kurrë nuk e ka inicuar asnjë padi.

Protesto.
Ia nis protestës për një arsye – të dalin 100 arsye tjera rrugës, për të mos u kthyer në shtëpi.

Kryeministri nuk e mbajti fjalën.
Merret vesh serbisht me Aleksandër Vuçiqin – pa kërkuar serbi falje për krimet dhe gjenocidin kundër shqiptarëve.

Protesto!
Çka ke ti që nuk protestin!

Sot Kosova ka mbetur në duart e një narcisoidi, të një kryeministri aventurist, të një veterani të rrejshëm:

  • që edhe ishte kundër luftës çlirimtare, – edhe ishte kundër Paqes së Ibrahim Rugovës.
    Ishte kundër gjithkujt që e çliron Kosovën.

Protesto.
Për vete.
Ende s’po e sheh veten ku je katandisur?
Nuk e sheh se çfarë të kanë bërë?
Protesto për veten.
Kush nuk i ka punët më keq se ti.

Ku ka më të varfër se ti.
Pse ti je më i varfëri.
A s’ke diell? A s’ke tokë? A s’ke ujë? A s’ke mend? A ta kanë shqyer gojën? Apo a t’i kanë marrë mendtë?

Kush ty ta nxiu jetën!
Pse nuk po të intereson ta dish se kush ty po ta nxin jetën!

Ku ka më të humbur se ti.
Ku ka më të mundur se ti.
Ku ka më të vetmuar se ti.

Protesto.

Se Kosova po dergjet nga mjerimi. Kosova varet nga disponimi i ministrit të Millosheviqit – Aleksandër Vuçiqit.

Duhet ta kesh pak inat l, pak inat sa për ilaç të krenarisë.

Protesto.

Njeriu, as me vëllain e vet nuk e ndan hisen e babës pa e nënshkruar një letër.
E Albin Kurti ka shkuar aq larg në agjendën e tij antishqiptare, sa që edhe marrëveshjen pa nënshkrime e konsideron marrëveshje valide.
Besa-besë me ministrin e Millosheviqit.

Mos prito.
Protesto.
Pse e do veten kaq pak.

Protesto.
Serbia po kthehet në Kosovë me ndihmën e qeverisë së Kosovës.
Autonominë e serbëve Albin Kurti e quan me folje (jo me emër) – vetëmenaxhim.
Albin Kurti po tallet me shqiptarët, serbisht!

Protesto.
Kosova po zbrazet.
Kosova s’ka të ardhme.
Kosova po braktiset nga perendimi.Askush – asgjë s’po merr vesh.
Se edhe Zotit shqiptarët i luten arabisht.
Askujt nuk po i pëlqen të flas shqip.
O arabisht, o anglisht, o serbisht.

Donika Gërvalla e largoi nga puna shqiptarin që i kaloi rinia në burg, ndërsa e punësoi paramilitarin e kriminelin serb të ‘Rojave të Urës’!
Naitin e takova në rrugë, i papunë, i përzënë nga Donika e tërbuar…
Më erdhi shumë keq.

Pse? Pse patriotët, ish të burgosurit dhe të përvuajturit i përndjek e i lë pa bukë qeveria e Albin Kurtit!

Protesto, për vete.
Se kush më në burg se ti nuk është.

Kush je ti?
Kafen në Kosovë ta paguan vëllai nga Evropa.
Nuk ke pare unazën e fejesës ta blesh!
Diplomën e ke në xhep.
Askush nuk të do se je i varfër.

Protesto pse të kanë mashtruar.
Protesto pse presidentja e reahton faniljen e saj e jeton në lagje luksoze…kursendje një aktori dje i plaai zenra vnga pikëllimi sepse ishte i papunë, i përjashtuar e i harruar për së gjalli.

Protesto.
Të udhëheq çika e milicit.
Qeveria e Kosovës është masë e dhunshme, bandë kriminale që i vjedh shqiptarët e serbët jetojnë falas.

Kosova u bë ferr për shqiptarët.
Kosova është më e varfëra.
Është më e flliqta, është më e padrejta për të drejtin.

Liria i burgosi çlirimtarët e vet,
Liria i harroi ata që dhanë jetën për të,
Liria i shpërbleu më të paditurit, më të pamoralshmit, hajnat më të mëdhej!

Protesto.
Për 1400 fëmijët shqiptarë të vrarë nga shteti serb për të cilët nuk doli një shqiptar që kërkon Drejtësi.

Protesto.
Pse Kosova nuk e xhiroi një film për Adem Jasharin. Pse asnjë film për UÇK-në!
Sepse, ‘mafia e kulturës’ që s’bën gjë tjetër veç vjedh pare, është udhëhequr nga antishqiptarët, nga fëmijët e bashkëpunëtorëve të Serbisë.

Protesto. Se askush nuk ta bjen drejtësinë te dera.

Po të vjedhin.
Po ta fallsifikojnë të vërtetën.
Po ta mohojnë luftën.
Po ta devalvojnë lirinë.
Ti je viktimë – Po të barazojnë me xhelatin.
Po t’i poshtërojnë ushtarët.
Po ta ndryshojnë historinë.

Kush do të vdiste më për një Liri si kjo!

Protesto.
Për veten protesto!

Albin Kurti e ndau popullin,
E thelloi ndarjen e Kosovës me Shqipërinë,
Dhe sot po e ndan ‘Marshin për Drejtësi’.

Albin Kurti i përçan edhe të burgosurit në qeli!

Sepse…është i keq.

P.S. Nëse s’të protestohet, rri pra shikoji hallkun kah ta shkatërrojnë jetën ty!

Të ngjashme