Protestojnë ish-punëtorët e “Rilindjes”, kërkojnë t’u paguhet 20% dhe t’u njihet përvoja e punës

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” kanë mbajtur një protestë – konferencë për medie, në lidhje me zhagitjen e paarsyeshme të ndarjes së 20-përqindëshit për punëtorët, pas marrjes së Pallatit në menaxhim nga Qeveria, dhe mosnjohja e stazhit për punën e bërë në gazetat “Rilindja” dhe “Bujku”, raporton Ekonomia Online.

Zeqir Bekolli, ish-drejtor i gazetës “Rilindja”, ka thënë se listat e punëtorëve që duhet të përfitojnë pas privatizimit të objektit, pas shumë vonesave janë kompletuar dhe në shtator të vitit 2022, paratë janë derdhur nga Qeveria në xhirllogarinë e AKP-së. Por punëtorë nuk po i marrin këto para, për arsye të panjohura për ta.

Bekolli tha se protesta ka për qëllim edhe kundërshtimin e veprimeve të Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP) dhe sjelljet jokorrekte në adresë të kolektivit të gazetës “Rilindja”.

“Qeveria i ka derdhë mjetet për 20-përqindshin. Ka kohë që ka ndodhur kjo, edhe më tepër se një vit. Të gjitha procedurat për ndarjen e mjeteve dhe listave janë kryer”.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit vazhdon t’i shpërndajë mjetet e punëtorëve të gazetës dhe për neve kjo është shumë e habitshme”, ka thënë Bekolli.

Gani Mehmetaj, ish-redaktor i “Rilindjes”, tha se 20 vjet pas mbylljes së gazetës që kishte tirazh ditor prej 100 mijë kopjesh, në Kosovë nuk ka më asnjë gazetë ditore. “Jemi shteti i vetëm në Evropë, ndoshta edhe në botë, që nuk kemi gazetë ditore”, tha Mehmetaj, raporton EO.

Të ngjashme