Protestojnë nxënësit e “Xhevdet Dodës”, nuk duan të mbajnë mësim në objektin tjetër

Prishtinë | 02 Sht 2024 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit dhe profesorët e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, po protestojnë në ditën e nisjes së vitit të ri shkollor.

Kjo për shkak se ata nuk po duan ta mbajnë mësimin në objektin tjetër, atë të Gjimnazit Matematikor.

Protesta po mbahet para objektit të këtij gjimnazi.

Po ashtu nxënësit dhe profesorët kanë nënshkruar edhe një peticion.

Të ngjashme