Protestojnë para komunës punëtorët teknikë të QMF-ve e disa shkollave në Prishtinë

Prishtinë | 21 Nën 2023 | 10:18 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave kanë protestuar para komunës, me kërkesë rritjen e pagave, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të realizohen kërkesat.

Sipas tij, pagat duhet të rriten nga 250 në 450 euro. Azemi theksoi që janë të gatshëm për dialog mirëpo vetëm me kushtin që të rriten pagat.

“Ne sot kemi ardhur të themi merreni ose leni, sepse nuk kemi ardh të iu lutemi ne kemi afat dy javorë, pagat tona do të jenë 450 euro, në të kundërtën pas dy jave dite kolektivisht do t’i lëshojmë vendet e punës sepse nuk mund të jetojmë dhe të punojmë më paga 250 euro, më shumë së 3 muaj ditë kemi kërkuar të ulemi dhe bisedojmë”.

Leonora Maqedonci, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në “Ulpianë”, tha se për të njëjtë punë që bëjnë shumë kategori paguhet më shumë se ata.

“Kërkesat tona janë rritja e pagave dhe përmasimin i kushteve sepse jemi të diskriminuar nga të tjerë sepse ata i kanë pagat 402 euro ndërsa ne 220 euro për të njëjtën punë, shpresojë  që  Komuna e merr parasysh në të kundërtën do vazhdojmë me greva”.

Selvete Pacolli, punëtore teknike në një shkollë në Prishtinë, tha se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre do të hyjnë në grevë.

“Kërkesa jonë e vetme lidhet me paga. Ne i kemi rrogat e dobëta dhe duam t’i kemi rrogat e mira, Komuna e Prishtinës duhet që t’i marr parasysh sepse do hyjmë në greva dhe do ta lëmë punën”.

Fazli Canolli, punëtor teknik nga Shkolla “Pjetër Bogdani”, tha se punojnë në kushtet shumë të vështira.

“Paga të na rritet sepse i marrim 280 euro dhe në bankë na dalin 270 euro. Nuk kemi punën nuk e lëshojmë  mirë po duhet me pru Komuna me kryer punën sepse ne nuk i kryejmë punët, kryetari Rama nuk është ardhur për të mirën e qytetarëve, por për që të pasurohet për vete duke na vjedhur neve duke filluar që  nga Isa Mustafa pastaj Shpend Ahmeti i cili poashtu s’ka pasur dallim dhe pastaj edhe ky i fundit pa dallim nga ata”.

Hashim Brajshori, nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, tha se pagat duhet të jenë të njëjta si në sektorin publik poashtu edhe në atë privat, raporton EO. Madje paralajmëroi se mund ta lënë edhe punën.

“Kërkesa jonë është pagat të bëhen aq sa janë tek sektori publik edhe aq të bëhen edhe tek sektori privat sepse me 250 euro nuk mund të jetojmë dhe ne duam të dimë pse jemi të shkelur sepse marrim 250 euro për të njëjtën punë dhe nëse nuk na realizohen këto kërkesa ne do ta lëmë  punën dhe do gjejmë  punë  në  vende të  tjera”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme