Për protestën që po mbahet në ambientet e Qendrës së Studentëve nag punëtoreët e pastrimit , ka reaguar menagjmenti i kësaj qendre ku në një njoftim kanë treguar se protesta nuk ka të bëjë me ta por me pakënaqësitë ndaj kompanisë ku ata punojnë, kompanisë “BENI”
“Njoftim lidhur me protestën që po mbahet nga ana e punëtorëve teknik në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ju njoftojmë se këta punëtorë nuk janë nën menagjimin e Qendrës së Studentëve por janë punëtorë të Kompanisë së pastrimit “BENI”. Me anë të kësaj proteste ata janë duke shprehur paknaqësit e tyre ndaj Kompanisë “BENI”.