Punëtorët shëndetësor kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për rritje të pagës, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se shëndetësia është e shkatërruar dhe kërkon trajtim më të dinjitetshëm ndaj punëtorëve shëndetësor nga qeveria.
“Sot jemi për herën e dytë në protestë, jemi për shkak të mbylljes së dialogut social nga ana e ministrisë nga partneri ynë për dialog social. Kërkesat janë të njëjta mos nënshkrimi i kontratës kolektive. Ndihemi të hendikepuar në terren sepse na kanë hequr shumë benefite dhe është një obligim ligjor. Kishim një kontratë kolektive një anshëm e kanë shkëputur vetëm nga një palë. Ajo nënshkruhet nga dy palët me premtimin se do të bëhet një kontratë më. E favorshme dhe në fund thotë që nuk kemi kontratë kolektive, na kanë bërë të dalim në rrugë”, tha ajo.
Imeri tha se ka vetëm mos respektim të të drejtave lidhur me pagën.
“Çështja tjetër është mos zbatimi i aktgjykimit në Gjykatën Kushtetuese, i cili i njeh të drejtat siç është zbritja e pagës e sektorit shëndetësor. Për këtë arsye jemi për ta ngritur zërin, çështja tjetër është ulja e përvojës punës, premtimi për një rritje të një gjysmë koeficient. Jemi konfuz për faktin se nuk e dimë se çka po ndodh po ashtu kemi pakënaqësi. Kërkesat tona janë të qarta nuk ka asgjë të pa qartë, ka vetëm mos respektim të drejtave të pagave. Ministri nuk flet për zbritjeve të pagave. Ministri del vetëm që të prej shirita, nuk shkon ku nuk ka renovime e as ku pikë uji në klinika çdo ditë. Nuk kanë as kushtet elementare, ata nuk janë duke ikur vetëm për paga, por edhe prej trajtimit të pa dinjitetshëm. As shampon të duarve nuk kanë, mos të flasim për më tepër. Thellësisht shëndetësia është e shkatërruar”, ka thënë Imeri.