E plotësuar: Punëtorët e qendrave të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës se Qeverisë kundër Ligjit të Pagave, raporton Ekonomia Online.
Ata po kërkojnë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mos e nënshkruar Ligjin e Pagave, duan që stafi civil dhe mbështetës të trajnohen barabartë me stafin korrektues si dhe të kenë shkallë të rrezikshmërisë 40 për qind për të gjithë. Kundër Ligjit të Pagave kanë dale edhe punëtorë të sektorëve tjerë.
Kryetari i Sindikatës të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj, tha se nuk është e lehtë që me uniforma të protestojnë para Qeverisë, por sipas tij, ata harruan shërbimin korrektues, duke mos figuruar në Ligjin për Paga.
“Nuk është lehtë për stafin korrektues e sidomos për ne që jemi në uniforma të vijmë e të bëjmë protestë këtu para Qeverise. Na detyruan ata që na injoruan ata që harruan shërbimin korrektues që nuk figuron fare tek Ligji për Paga. Jemi viktima të njerëzve te paditur ata që janë të ulur në kolltuqe e nuk japin përgjegjësi për mospunën e tyre. Po thuhet se ministri nuk ka pranuar kërkesën tonë, nuk është e vërtete sepse kemi dëshmi që kryetari i BSPK-së e ka dorëzuar kërkesën. Ministër patet kërkuar që nëse stafi korrektues nuk do të jetë i barabartë ju nuk do ta votoni ligjin për paga”, tha Sadikaj.
Frashër Rracaj, ka treguar për kërkesat e këtyre punëtorëve, në mesin e tyre edhe ngritja e koeficientit të pagës.
“Oficeret e shërbimit korrektues kërkojnë ngritjen e koeficientit nga 1.85 në 2.2”, tha Rracaj.
Protestojnë punëtorët Shërbimit Korrektues të Kosovës
Punëtorët e qendrave të Shërbimit Korrektues të Kosovës po protestojnë para ndërtesës se Qeverisë kundër Ligjit të Pagave, raporton Ekonomia Online.
Ata po kërkojnë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mos e nënshkruar Ligjin e Pagave, duan që stafi civil dhe mbështetës të trajnohen barabartë me stafin korrektues si dhe të kenë shkallë të rrezikshmërisë 40 për qind për të gjithë.
Kundër Ligjit të Pagave kanë dale edhe punëtorë të sektorëve tjerë. Kohët e fundit vendi është përcjellë me protesta dhe greva të sindikatave të cilët janë dalë kundër këtij ligji.