“Ne nuk do të ndalemi”, “Diploma nuk është dekor për shpi”,”Qysh arsim pa shkencë”, ishin vetën disa nga pankarta që studentë nga Këshilli Studentor i Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyre (FShMN) mbanin në duar teksa protestonin, raporton Ekonomia Online.
Këta studentë të cilët marshuan nga Fakultetit Filologjisë drejt objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), kërkonin që të iu rikthehen drejtimeve arsimore në fakultet si dhe heqjen e udhëzimit administrativ sipas të cilit studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përparësi në punësim në institucionet arsimore para studentëve të FShMN-së.
Florian Bivolaku, përfaqësues i studentëve para MAShT kërkuan përgjigjeje lidhur me kërkesat e tyre.
Ai tha se besojnë që Fakulteti i Edukimit nuk ka kuadro të mjaftueshme për me i përgatit të gjithë për mësimdhënie.
Pas disa minutash pritje, këshilltari i ministrit Shyqiri Bytyqi, Valmir Gashi ftoi që katër nga studentët pjesëmarrës brenda për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre.
Mirëpo Bivolaku nuk pranoi me kërkesën që ministri të del jashtë dhe të përgjigjët në lidhje me kërkesat e tyre.
“Qe dy here jemi duke ftuar katër persona. Nesë kanë ardhur për me zgjidh problemin le të vijnë në takim nëse jo atëherë le të vazhdojnë me agjendën e tyre të protestës. Ministri po i pret për takim”, tha Gashi për medie.
Studentët kanë ofruar edhe një alternativë. Ata thënë që do të pranojnë të takohen me ministrin vetëm në rast se aj pranon që të takohet me të gjithë studentët që janë duke marrë në protestë.
Mirëpo këtë ofertë nuk e pranuan zyrtarët e ministrisë.
Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar tek objekti i ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
Studentët u shpërndanë të qetë me kërkesën që ministri nesër deri në ora 13 të shkoj në takim me ta në Fakultet, në të kundërtën ata paralajmëruan masa më radikale.