Ekonomia Online
FUNDIT

Protestojnë zyrtarët doganorë grekë, për disa orë do të bllokohen pikat kufitare me Shqipërinë

Protestojnë zyrtarët doganorë grekë, për disa orë do të bllokohen pikat kufitare me Shqipërinë

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Shqipëri ka njoftuar se nesër punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë grevë, sipas këtij orari: Nga ora 07:00 deri në orën 11:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë dhe Tre Urat (Përmet); Nga ora 05:00 deri në orën 09:00 (me orën shqiptare), në PKK Kapshticë (Korçë) dhe […]

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Shqipëri ka njoftuar se nesër punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë grevë, sipas këtij orari:

Nga ora 07:00 deri në orën 11:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë dhe Tre Urat (Përmet);

Nga ora 05:00 deri në orën 09:00 (me orën shqiptare), në PKK Kapshticë (Korçë) dhe Qafë Botë (Sarandë).

“Për shkak të kësaj greve, gjatë këtyre intervaleve kohore do të pezullohet lëvizja e automjeteve në këto pika të kalimit kufitar.

Sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat)” njofton Policia e Shtetit.

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare ka apeluar për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë, të shtyjnë udhëtimin deri në përfundim të orarit të grevës, me qëllim shmangien e grumbullimeve në pikat e kalimit kufitar të sipërpërmendura.

Të ngjashme