Protestuesit djegin materialin zgjedhor në Bushat

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Një grup protestuesish kanë hedhur mjete shpërthyese brenda Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në një shkollë të Bushatit, të enjten mbrëma.

Ata janë djegur materialet e votimit për Bashkinë e Vaut të Dejës, transmeton Zëri i Amerikës.

Ngjarja ndodhi pas protestës së rreth 200 mbështetësve të opozitës, përkatësisht Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Sipas policisë, gjatë protestës janë plagosur tre policë.

Partia Demokratike e ka dënuar këtë ngjarje duke e konsideruar “skenar kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.”

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që kanë ndodhur këso incidente. Javën e kaluar, mbështetës të opozitës kanë djeguar tre qendra të tilla të Komisionit në Bashkësinë e Shkodrës.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e re për mbajtje të zgjedhjeve lokale në këtë shtet.

Ndërkohë, zyrtarët në pushtet, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, pavarësisht bojkotit të opozitës.

Të enjen Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se e njohin 30 qershorin si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme