Protestuesit e Hong Kongut e shënojnë njëvjetorin e fillimit të protestave

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Hong Kongu është duke u përgatitur për një varg të protestave të vogla për ta shënuar përvjetorin e kryengritjeve kundër projektligjit për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.

Një milion njerëz që marshuan kundër projektligjit për ekstradim në një ditë të nxehtë qershori të vitit 2019 tash po përballen me policinë që ka pak tolerancë për protesta, me ndërhyrje të shtuara nga Kina dhe me pandeminë e koronavirusit që po vazhdon, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në kohën e drekës të martën, qindra protestues u mblodhën në disa qendra tregtare për të brohoritur parulla në përkrahje të demokracisë dhe për ta kënduar himnin jozyrtar të lëvizjes, të quajtur “Lavdi Hong Kongut”.

Disa protestues mbanin në duar pankarta ku shkruhej “S’mund të marr frymë, çlirojeni Hong Kongun” dhe “Rinim i Hong Kongut”.

Protestat janë ndaluar me të madhe nga marsi për shkak të zgjerimit të masave kufizuese për tubime masive si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Tash, vetëm tetë persona më së shumti lejohen të mblidhen në një vend.

Protestat e fundit janë shënuar me mijëra policë, gaz lotsjellës, kontrolle masive policore dhe hedhje të topave me piper.

Të ngjashme